Home LAJME Minatorët e Trepçës ‘ultimatum’ Isa Mustafës

Minatorët e Trepçës ‘ultimatum’ Isa Mustafës

1382
0
SHARE

Minatorët e kombinatit “Trepça” kanë paralajmëruar se nuk do ta ndalin grevën pa i vizituar kryeministri i Republikës, Isa Mustafa.

Drejtori i Departamentit për Miniera dhe Flatacion në Stantërg, Qazim Jashari ka konfirmuar për “Zërin” se greva ende është duke vazhduar, dhe se aty janë mbi 300 punëtor.

“Po, greva do të vazhdojë deri në përmbushjen e qëllimeve. Andaj kërkojmë që kryeministri i Mustafa të na bëjë një vizitë për t’i qartësuar gjërat”, ka thënë ai.

Përpos këtyre grevistë, “Zëri” nga burimet e saja mëson se, edhe në flatacionin e flatacisë në Novobërd gjithë minatorët janë ngujuar në njërin prej horizonteve të minierës.

Ata po solidarizohen me minatorët e Stantërgut dhe po i përkrahin ata për kërkesat e tyre lidhur me qartësimin e ligjit për “Trepçën”.