Home Aktuale BIPBM çdo herë në ndihmë të popullatës të Luginës së Preshevës

BIPBM çdo herë në ndihmë të popullatës të Luginës së Preshevës

790
0
SHARE

Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë(BIPBM) gjatë natës së sontme është nderuar nga Fondi Humanitar i Kosovës Lindore për kontributin e dhënë në përkrahjen e projketit për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë.

10429419_755973017824604_3760483875184450495_n

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL) që po realizon projektin e ndërtimit të 100 shtëpive në Luginë, dhe gatishmërinë për angazhim me projekte në fushën e ekonomisë, sonte në një organizim falënderues ka tubuar të gjithë kontribuesit e deritanishëm në projektin e lartpërmendur.
Me këtë rast Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë(BIPBM) është nderuar nga Fondi Humanitar i Kosovës Lindore për kontributin e dhënë në përkrahjen e projektit për ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë.

10915283_755972994491273_7466778391798124280_n

Në këtë mbrëmje ka prezentuar kryetari i KBI-së të BIPBM-së në Preshevë Granit Kamberi me bashkëpunëtorë.
Vlenë të theksohet se BIPBM ka dhënë një kontribut të çmueshëm në përkrahjen e projektit në ndërtimin e 100 shtëpive në Luginë.
BIPBM muaj më parë përmes një komunikate të nënshkruar nga ana e myftiut Nexhmedin Saqipi pati apeluar tek gjithë xhemati të përkrahin projektin në fjalë gjë që pati hasur në një mirkuptim./Lugina Press/