Home Aktuale OVL UÇPMB: të hartojnë një Platformë të përbashkët ku do t’i unifikojnë...

OVL UÇPMB: të hartojnë një Platformë të përbashkët ku do t’i unifikojnë qëndrimet Politike

698
0
SHARE

Organizata e Veteranëve të Luftës aë UÇPMB – së, në mbledhjen e fundit për këtë vit me kryesinë, diskuatuan rreth bilancit të aktiviteteve vjetore të zhvilluar gjatë vitit 2014.

Përkundër vështrësive të natyrave të ndryshme me të cilat është ballafaquar organizata aktivitetet janë zhvilluar sipas ritmeve të parapara. Është rrespektuar orari i homazheve te varrezat e dëshmorëve, janë mbajtur manifestimet përkujtimore ku janë përkujtuar ngjarjet e rëndësishme që ndikojnë në ruajten dhe kultivimin e vlerave të luftës së UÇPMB – së, në mnyrë simbolike janë ndihmuar familjarët e dëshmorëve dhe familjet më të rrezikuara nga rradhët e ish – ushtarëve të UÇPMB – së,duke i falmderu qytetarve vendor dhe bashkëatëdhetarve tanë në diaspor. Në qendër të vëmendjes së organizartës kanë qenë edhe zhvilllimet politike që kanë të bëjnë me fatin e popullit shqiptarë të këtyre trojeve. Ne edhe përmes kësaj komunikate dënojmë sjelljen e papërgjegjshme të subjekteve tona politike të clët me veprimet e tyre këreksat politike nacionale të shqiptarëve po vazhdojnë të mos i artikulojnë në nivelin e duhur karshi autoriteteve poitike të Beogradit. Subjektet politike nuk kanë ofruar shpjegim për ftesën që po i bëhet shqiptarëve për integrim në institucionet shqiptare. Zgjedhjet e organizuara për Këshillin Nacional i kemi dënuar dhe cilësuar se i shërbejnë gjithkujt vetëm jo interesave nacionale të popullit shqiptarë të këtyre trojeve. E gjykojmë edhe themelimin e Trupit Koordinues i cili është themeluar për zbutjen e gjendjes ekonnomike për qytetatrët. Në të vërtete situata ekonomike është përkeqësuar edhe më shumë, ndërsa prezenca e këtij trupi është vendsour në shërbim të klaneve dhe bizneseve të caktuara të lidhura me politikën të cilat gjithnjë e më shumë po e varfërojnë popullin shqiptarë të këtyre trojeve. Pronocimi i jonë edhe më parë kundër përfaqësimit në Parlamenitn e Serbisë është argumentuar se është me vend. Ky përfaqësim në nivel republikan shqiptarët i ka defaktorizu edhe më shumë kur është në pyetje zgjidhjen e të drejtave nacionale. Është biseduar për tekste shkollore nga shteti amë, kemi mbetur pa tekste fare. Është premtuar njohje diplomash, rinia ikin pse nuk kanë perspektiv për shkak të mosnjohjes së diplomave. Qyteti i Preshevës ka mbetur pa kompetenca të gjyqësorit sepse janë bartur në dretjim të Vrajës.Që nga fundi i viti 2011 Serbija pëfitoj liberazimin e vizave nga Bashkimi Europjan dhe nga ky vitë me mijra shqiptar u larguan nga vendi per shkaqe të varfris dhe diskriminimit, mashum se 2500 fëmij u largun nga bankat shkollore ,ky esht realizimii planit sistematik për shpërnguljen e shqiptarve kto janë rezulltatet dhe premtimet euforike të mashtruseve lidershipit shqiptar, me ndihmen e përfaqsusve politik shqiptar që nga viti 2008 Serbija arrestoj maltretoj dhe denojë dhjetëra shqiptarë me pa të drejtë. Janë shpallur vendime për gjykime kundër krimeve njerëzore edhe pse kanë rezultuar peocese të montuara politike. Të githa këto i kemi gjykuar në vazhdimësi në mënyrë që të vetëdijesohen qytetarët për mashtrimet e politikës ditore, që po i bënë në emër të popullit për popullin.

Për OVL e UÇPMB – së, cështja e Lapidarit mbete një njollë e pashlyer në ndërgjegjën e secilit shqiptarë, në veçanti në ndërgjegjën e atyre që ishin të implikuar në këtë çështje, derisa të mos kthehet në vendin e merituar. OVL e UÇPMB – së, dënon ashpër veprimet e organeve të sigurisë të cilët kanë ftuar në biseda informative kryetarët e OVL e UÇPMB – së, në Preshevë dhe Bujanoc. Ne, përkundër këtyre shantazheve, motimeve jemi zotuar se aktiviteti ynë është i drejt, nuk cenon askend mbi baza etnike, racore, apo religjioze. Prandaj në këtë drejtim do të vazhdojmë të veprojmë në shërbim të idealeve dhe sakrificës së atyre që dhanë jetën e tyre për lirnë dhe mirëqenien e shqiptarëve të trojeve tona. Ftesa e jonë është ajo që në vazhdimësi e kemi njoftu opinionin publik. OVL e UÇPMB – së fton të gjitha subjektet politike, shoqërinë civile, organizimin fetarë të Bashkësive Islame, të tregojnë përgjegjshmëri kombëtare, morale dhe fetare që veprimtaria e tyre të orientohet në shërbim të interesave kombëtare të shqiptarëve autokton në trojet e tyre shekullore. I bëjmë apel gjithë faktorit politik shqiptarë që të hartojnë një platformë të përbashkët ku do t’i unifikojnë qëndrimet politike karshi poitikës shqiptare dhe ndërkombëtare. Është koha e fundit që orientimi ynë politik duhet ta senzibilizoj edhe më shumë politikën në Prishtinë dhe Tiranë që të kryejnë detyrimet e tyre kushtetuese dhe kombëtare karshi shqiptarëve në këtë pjesë të tokës arbërore. Është obligim kombëtarë i yni që të sigurojmë perspektiva ekonomike dhe zhvillimore për të rinjt tanë, thuhet në komunikatën e Kryesisë së OVL UÇPMB-së, me kryetar Nazmi Hajredinin.