Home LAJME Vritet edhe një shqiptar nga Shkupi në Siri

Vritet edhe një shqiptar nga Shkupi në Siri

1007
0
SHARE

Një tjetër shqiptar nga Shkupi është vrarë në Siri.Bëhet fjalë për 23-vjeçarin me inicialet E.A nga Inxhikova e Shkupit.

I riu shkupjan kishte shkuar në Siri vetëm tre muaj më parë, për të luftuar në krahë të xhihadistëve .

Edhe ministria e Brendshme ka konfirmuar rastin dhe se është në dijeni për vdekjen e të riut nga Shkupi me po këtë identitet.

Deri më tani nga Maqedonia humbën jetën 13 persona në fushëbetejat e Sirisë dhe Irakut.