Një delegacion i Këshillit të Bashkësisë Islame(KBI )në Bujanoc në krye me kryetarin Bujtulla Bejtullahu kanë qëndruar sot në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në vizitë tek krytari i këtij organi Jonuz Musliu me qëllim të urimit të postit të kryetarit të KKSH-së.

Me këtë rast Kryetari i KBI-së Bejtullah Bjetullahu ka uruar për zgjedhje në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliun, duke kërkuar nga kryetari Musliu mbështjen dhe bashkëpunimin të ndërsjelltë në të ardhmen.
Nga ana tjetër Kryetari Musliu duke i falënderuar dekegacionin e KBI-së në Bujanoc, për angazhimin e tyre, theksoi se mbi të gjitha duhet të mbretërojë mirëkuptimi dhe bashkëpunimi.
Musliu duke i ofruar bashkëpunim KBI-së tha se ky institucion do ti mbështesë të gjithë, ngase Këshilli Kombëtar Shqiptar është i të gjithë shqiptarve në Luginë të Preshevës. Ndaj neve na duhet unitet dhe bashkëpunim mes veti për të realizuar kërkesat e shqiptarëve.
KBI në Bujanoc është organ që vepron në kuadër të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë , institucion ky i pavarur në Luginë të Preshevës i themeluar në vitin 2003, në kuadër të së ciliës veprojnë KBI-të në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./Lugina Press/







