Formimi i Qeveris së re të Kosovës i ka shtuar shpresat tek udhëheqësit e Luginës së Preshevës, të cilët shpresojnë se do të jetë më e fokusuar për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në këtë anë të kufirit.
Formimi i Qeveris së re të Kosovës do të ndikoj direkt apo indirekt në proceset e Luginës së Preshevës, ka theksuar kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, “çdo takim që kemi patur me përfaqësuesit qeveritarë të Kosovës, kemi kërkuar që në bisedimet që po mbahen në Bruksel në mes të dy qeverive asaj të Kosovës dhe Sërbisë, të hapet edhe çështja e shqipëtarëve të Luginës” ka thënë Arifi.Qeveria e krijuar nga dy partitë më të mëdha në Kosovë, do duhej ta kishte një përfaqësues të Luginës së Preshevës, me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë me atë se çka ndodh në pjesën e Kosovës Lindore, tha kryetari i Asambles komunële të Bujanocit, Junuz Musliu, njëherit i pari i KKSH-së.
“Ne çdo herë kemi mbetë me shpres se secila Qeveri e Kosovës që është formu të jetë një dorë e zgjatur për shqipëtarët e kësaj ane. Është momenti dhe koha që qeveritë shqiptare të përkujdesën për shqiptarët e Luginës” ka thënë Musliu .
Musliu mes tjerash ka potencuar se nëse dikush duhet ta përfaqësojë Luginën, atëherë ai duhet të jetë me vendbanim nga Presheva ose Bujanoci, person i cili është drejtpërderjt i kyçur në problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, dhe asesi dikush nga largë.






