Presidenti i Federatës Botërore të Xhudos, Marius Vizer, i cili ka dhënë kontribut të madh në procesin e ndërkombëtarizimit, jo vetë të xhudos por sportit kosovar në përgjithësi, sot do të vizitojë Kosovën.
Ai pritet të takohet me përfaqësues të Federatës së Xhudos të Kosovës, si dhe me Majlinda Kelmendin. Kurse, në mesditë pritet t’i drejtohet mediave. /Kosovapress/






