Home Aktuale “Zëri i Luginës” ftohet në 40 vjetorin e themelimit të SHKA...

“Zëri i Luginës” ftohet në 40 vjetorin e themelimit të SHKA “Jahi Hasani” nga Çegrani

1244
0
SHARE

Shoqëria kulturore artistike “Zëri i Luginës” nga Bujanoci ka marrë ftesë nga Shoqëria kulturore artistike “Jahi Hasani” nga Çegrani që të marrë pjesë në 40 vjetorin e themelmit të kësaj shoqërie.
Manifestimi qëndrorë i 40 vjetorit të themelmit të Shoqërisë kulturore artistike “Jahi Hasani” nga Çegrani,do të mbahet më 23 dhejtor 2014.
Ndërkaq Shoqëria kulturore artistike “Zëri i Luginës” nga Bujanoci është e ftuar në programin festiv që të merrë pjesë me 30 anëtarë e që do të ketë hapsirë në kohëzgjatje prej 15 minutave.

jahi hasani
Shoqëria kulturore artistike “Jahi Hasani” nga Çegrani, është themeluar në vitin 1974, por zanafillën e ka më herët. Është themeluar nga entuziastë të dhënë mbas muzikës burimore, folklorike, të cilët shpeshherë grumbulloheshin nëpër vende të caktuara të katundit, për të egzekutuar këtë lloj muzike. Së pari këngët e vjetra i këndonin duke i përcjellë me çifteli, fyell, lugë, sharki të cilat janë kënduar nga zëra polifonik të burrave më të moshuar. Më vonë rrodhi idea që të bëhet një organizim më i mirëfilltë, me qëllim që të grumbullohen edhe talentë tjerë dhe aktiviteti të pasurohet me përmbajtje të reja. Kështu edhe u themelua shoqëria e fshatit, duke ia ngjitur emrin, heroit të rënë në luftën e dytë botërore, kundër fashizmit, Jahi Hasani nga fshati Çegran. Në fillim përveç se funskiononte ansambli i folklorit (grupi i instrumentalistëve) poashtu u themelua edhe grupi i dramës nën udhëheqjen e arsimtarit Rami Memedi, i cili me sukses pregaditi dhe realizoi disa drama siq’ ishin “Shtat Shaljanët” nga Ndrekë Luca (1927-1993), drama historike me pesë akte e të cilit, ka në qendër luftën për autonomi të fiseve malësore të Shqipërisë së veriut në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë) , “Nora” nga Andrea Skanjeti (1906-1992), që në fillim u shqua e më pas u përndoq për pjesën e tij me tri akte Nora, heroina e bjeshkëve, Tiranë 1961, me ngjarje të viteve 1632-1639;), “Toka jonë” nga Kolë Jakova, “Qëndrina” nga autori Halil Zendeli … etj./Lugina Press/

ftese