Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit, ka folur për Kosovën dhe ka ftuar pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë atë.
Ai i ka inkurajuar këto shtete që ta bëjnë këtë, duke përmendur këtu edhe zotimin e dy kryeministrave, atij të Kosovës dhe Serbisë, për vazhdimin e dialogut.
“Është shumë mirë që të vazhdohet me takimet teknike, dhe marrëveshjet që janë arritur mes këtyre dy shteteve”, tha ky përfaqësues.
Ai, po ashtu përmendi edhe krijimin e institucioneve të reja në Kosovë, i cili shpreson po ashtu se një gjë e tillë do të ndodhë me 8 dhjetor. /koha/






