Home Aktuale Pajaziti në Shkup nënshkruan projektin e fituar nga Këshilli i...

Pajaziti në Shkup nënshkruan projektin e fituar nga Këshilli i Europës në vlerë prej 18.000 euro(foto)

963
0
SHARE

Në kryeqytetin e Maqedonisë në Shkup po mbahet konferenca dy ditore  e parë rajonale me temën”Nxitja e të drejtave të njeriut dhe Mbrojtjes së pakicave në Evropën Juglindore”.

Këtë projekt e financon Bashkimi Evropian përmes ëeshillit të Evropës. Komuna e Bujanocit është fituese e projektit në mesin e 6 komunave në Serbi,ku për këtë projekt kishin aplikuar 42 komuna. Projekti ka vleren prej 18.000 euro dhe sot u nënshkrua kontrata në mes të përfaqësuesit të Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti i cili po merrë pjesë në konferencë dhe përfaqësuesëve nga Këshilli i Europës.
Këtë projekt e kanë fituar gjithësejt 36 komuna nga shtet e Evropës Juglindore si: Shqipëria,Bosnja,Kroacia,Kosova,Maqedonia,Serbia dhe Mali i zi .Ky projekt i dedikohet në veçanti të rinjëve nga mosha 17 deri në moshen 27 vjeçare .
Projektin të cilin e ka fituar Komuna e Bujanocit quhet “Klubi i të drejtave të njeriut” dhe ka për qëllim ngritjen e njohurive të komunitetit pakicë mbi të drejtat e njeriut dhe promovimin e bashkëjetesës paqësore në komunën e Bujanocit./Lugina Press/

1 10814141_10152711979966773_1272284822_n 10822255_10152711980616773_2100039491_n 10822379_10152711985366773_1368605878_n 10833615_10152711985746773_808994042_n