Home LAJME Arma e Adem Jasharit në Muzeun e Kosovës, më 28 Nëntor

Arma e Adem Jasharit në Muzeun e Kosovës, më 28 Nëntor

1985
0
SHARE

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Arsim Mehmeti, tha se kjo ekspozitë i dedikohet Qëndresës Heroike të Jasharëve në Prekaz për më se një decade me radhë ndaj regjimit vrasës serb deri në rënien e tyre heroike të 59 dëshmorëve të lirisë në krye me komandantin Adem Jashari në Epopenë e Lavdishme të UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 Mars 1998. ]

Sipas tij, kjo ekspozitë ka një mesazh për vetëdijesimin e brezave tanë.

 

“Vetëdijesimi i brezave tanë për ta kujtuar dhe nderuar përjetë e mot Heroizmin e Jasharëve. Sakrifica e tyre i mobilizoi gjithë shqiptarët në katët anët e botër për të vazhduar Luftën Çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja, e cila solli Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

 

Autori i ekspozitës, Sadik Krasniqi, figurën e Adem Jasharit dhe familjen e Jasharëve e cilësoi si një rast unik në historinë botërore, pasi që sipas tij Adem Jashari dhe familja Jashari përgjithësisht i kanë dhënë shumë vendit, duke u flijuar për atdhe.

“Heroizmi i jasharajve dhe sfidimi i tyre është rast unik botëror”, ka thënë ai.

 

Kjo është ekspozita e parë e këtij lloji që organizohet në Kosovë. Ajo përmban mbi 100 eksponate të familjes Jashari, me motive të ndryshme. Në këtë ekspozitë u tha se qytetarët për herë të parë mund ta shohin për së afërmi armën e Adem Jasharit.

 

Kjo ekspozitë do të jetë e hapur përgjatë tërë muajit dhjetor./infodirekt/