Home Aktuale Barca pranon fajin, paguan 9 milionë për Neymar

Barca pranon fajin, paguan 9 milionë për Neymar

759
0
SHARE

 

Gjiganti spanjoll, Barcelona, do të paguajë hiç më pak se 9 milionë euro në arkat e shtetit të Spanjës, pasi ka pranuar fajin për evazion fiskal në rastin e transferimit të Neymar.

Në Gjykatën e Lartë të Spajës ishte gjykatësi Pablo Ruz ai që ka udhëhequr seancat ndaj Barcelonës për evazion fiskal në rastin e transferimit të Neymar nga Santosi.

Sipas Marca, Barcelona po synon që me anë të përfaqësuesve ligjorë të përgatitë një deklaratë ku do të pranojë vënien e taksave shtesë, por duke larguar pëgjegjësinë e pa e pranuar edhe fajin.

Me këtë rast, nëse bordi aprovon këtë mënyrë të “pranimit të faji”, atëherë Barcelona do të paguajë 9 milionë euro dhe do të shmangë përgjegjësitë penale për të implikuarit si Sandro Rosell dhe presidenti aktual.

Kujtojmë se kohë më parë ishte Sandro Rosell pikërisht ai që dha dorëheqje, pasi u bë skandal çështja e transferimit të Neymar te klubi katalanas.

LEAVE A REPLY