Home Aktuale Filloristi 13-vjeçar nga Përlepnica humb jetën në oborrin e shkollës,varrimi i ...

Filloristi 13-vjeçar nga Përlepnica humb jetën në oborrin e shkollës,varrimi i bëhet sot, në ora 15:30

1094
0
SHARE
 Blend Kamberi (13 vjeç), nxënës i shkollës fillore “Skënderbeu” në fshatin Përlepnicë të Komunës së Gjilanit ka humbur jetën tragjikisht të hënën, derisa ishte duke lozur në oborrin e shkollës. Vdekja e tij dyshohet të ketë ardhur nga një bashkëmoshatar, i cili gjatë lojës e kishte shtyrë atë.

“Viktimën e kanë sjellë në orën 5 të mbrëmjes pa shenja jete. Në orën 6 e gjysmë të mbrëmjes ka mbërritur ekipi i mjekësisë ligjore dhe më pastaj është dërguar për obduksion në Prishtinë. Te viktima nuk ka vërejtur se ka pasur shenja të dhunës apo plagë në kokë. Tash është raporti i obduksionit i cili do të sqarojë se a ka pasur ndonjë shtyrje apo mos dyshohet që viktima të ketë pasur ndonjë anomali”, ka thënë ai.

Ndërsa, Agron Uka, prokuror i rastit, ka thënë se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës në fshatin Përlepnicë ku viktimën dyshohet ta ketë shtyrë një bashkëmoshatar i tij.

“Nga informacionet e para që posedojmë ne dyshojmë se viktima gjatë lojës në oborrin e shkollës është ngatërruar me disa fëmijë dhe njëri prej tyre e ka shtyrë duke ia shkaktuar atij vdekjen. Trupi i tij është dërguar për obduksion në Prishtinë dhe po presim raportin”, ka thënë ai.

Edhe Ismet Hashani zëdhënës i Policisë në Gjilan, e ka konfirmuar rastin.

“Po. Është e vërtetë se një nxënës ka humbur jetën në fshatin Përlepnicë. Viktima është dërguar në Spitalin Regjional të Gjilanit pa shenja jete. Në këtë rast janë të angazhuar hetuesit policorë dhe prokurori i rastit”, ka thënë Hashani.

Blend Kamberi vijonte mësimet në klasën e 8 në shkollën “Skënderbeu”, në Përlepnicë. Varrimi i Blendit bëhet sot, në ora 15:30, në varrezat e fshatit Përlepnicë.