Home Aktuale Paviçeviq ndjehet i provokuar, Tahiri ia përmend gjenocidin

Paviçeviq ndjehet i provokuar, Tahiri ia përmend gjenocidin

770
0
SHARE

Deklarata e zëvendëskryeministres Tahiri se Kosova nuk do ta harroj asnjëherë gjenocidin e shtetit serb mbi popullin shqiptar, ishte shkas për konfrontim mes të saj, dhe Dejan Paviçeviq.

Deklarata e zëvendëskryeministres Kosovës, Edita Tahiri se Kosova nuk do ta harroj asnjëherë gjenocidin e shtetit serb mbi popullin shqiptar, ishte shkas për konfrontim në mes të saj, dhe shefit të Zyrës Ndërlidhëse serbe në Kosovë, , i cili këtë deklaratë e cilësoi si provokim.
Ky konfrontim u bë gjatë tryeze të rrumbullakët të organizuar nga BIRN Kosova, Interneës Kosova dhe Qendra për Transparencë, Hulumtim dhe Llogaridhënie (CRTA) me seli në Beograd, ku është diskutuar për zbatimin e marrëveshjeve Kosovë-Serbi.
Në fjalimin e saj kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri tha se një dialog ku pjesë e tij janë dy shtete me aspirata të njëjta , por me histori negative, është i vështirë.
“Të gjithë e kemi parasysh që nuk është lehtë të jesh pjesë e një dialogu i cili ka ta bëjë me dy shtete që kanë aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por kanë një histori negative dhe që ajo histori në këtë rast në dialogun e Brukselit nuk u lejua që të bëhet pengesë që ne të arrijmë marrëveshje.
“Natyrisht që ne si shtet dhe si popull këtë histori asnjëherë nuk mund ta harrojmë sepse ka të bëjë me një histori të gjenocidit që Serbia e ka bërë në Kosovë dhe përkundër faktit që opinioni publik nuk ishte pro këtij dialogu, ne si udhëheqje, të gjitha institucionet, u përcaktuam pro sepse kishim marrë parasysh se mund të përmirësohet jeta e qytetarëve në Kosovë, në Serbi dhe në rajon dhe jam e bindur se qytetarët po i brejnë çdo ditë e më shumë”, ka deklaruar kryenegociatorja Tahiri.
Ndërsa pas kësaj deklarate ka reaguar diplomati serb, Paviçeviq duke thënë se ndihet i provokuar.
“U dhanë akuza të rënda. Dhe nuk do të toleroj që drejtohen akuza të tilla ndaj Republika e Serbisë dhe të përulet shteti im”, ka thënë Paviçeviç duke paralajmëruar se do ta braktis këtë tryezë, mirëpo pas insistimit të organizatorëve që ai mos ta braktis tryezën, Paviçeviq ka qëndruar deri në fund të saj.
Me këtë reagim, Paviçeviq ka reaguar ashtu sikurse shefi i tij në Beograd, Aleksandar Vuçiq, i cili të hënën e kaluar u largua nga konferenca e përbashkët për media me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, duke thënë se ndjehet i provokuar me fjalën e tij për Kosovën e pavarur si një realitet të pakthyeshëm.
Vetëm gjatë luftës së fundit në Kosovë forcat ushtarako-policore kanë vrarë mbi 12 mijë civilë shqiptarë; gati dy mijë veta janë ende të zhdukur; mbi një milion u zhvendosen nga shtëpitë e tyre, mbi 120 mijë shtëpi, fshatra të tëra u plaçkitën dhe u dogjën; dhe e gjithë kjo dhe të tjera të vërteta konsiderohen si “provokuese” nga ana e Serbisë