Home Aktuale Bujanoc: Përfituesit e subvencioneve nga Trupi Koordinues njoftohen për detajet teknike para...

Bujanoc: Përfituesit e subvencioneve nga Trupi Koordinues njoftohen për detajet teknike para nënshkrimit të kontratave

1059
0
SHARE

Përfaqësuesit e trupit koordinues të qeverisë së republikës së Serbisë janë takuar sot me përfituesit e subvencionve të ndëramrrjve të vogla dhe të mesme nga Presheva, Bujanoci e Medvegja ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e zyrave për zhvillim ekonomik lokal të këtyre tre komunave.

22
Qëillimi i këtij takimi ishte që pronarët e ndërmarrjeve fituese të granteve nga Trupi Koordinues, të njoftohen me përgatitjet paraprake të nënshkrimit të kontratave me TK-në.
Anëtarët e 22 ndërmarrjve private të Bujanocit , Preshevës dhe Medvegjës të cilët kanë përfituar mjetet për rritejn e kapaciteteve të prodhimit dhe rritjen e numrit të të punësuarëve sot në Bujanoc janë njoftuar me detajet teknike të cilat janë të nevojshme për nënshkirmin e kontratave.
Nga ky konkurs nga Bujanoci kanë përfituar 15 ndërmarrje private, nga Presheva 5 ndëmrrje dhe 2 ndërmarrje nga komuna e Bujanocit.
Ndërkohë gjatë këtij takimi përfituesëve të subvencioneve iou drejtuar edhe Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi

“Unë ju falënderoj të gjithëve sepse keni qenë aktivë në këtë drejtim parasëgjitash biznesmenët e Bujanocit që kanë qenë edhe më aktivë” tha mes tjerash kryetari Arifi.

[youtube url=”    https://www.youtube.com/watch?v=SKl7uTuyX_I&feature=youtu.be   ” width=”560″ height=”315″]

Ndihmësejë e drejtorit të shërbimit të Trupit Koordinues Jelena Marjannoviç  ka thënë se konkursi për ndarjen e subvencionev e është realiuzar në bashkëpunim me me tri komunat, ajo shton se afati për realizimin e kontratave të obliguara është 6 muaj. Pas kalimit të këtij afati do të bëhet kontrollimi i rrespektimit të kushteve të cilët ndërmarrjet e kanë pranuar në kuadër të nënshkrimit të kontartës tha ajo.
Ndërkaq ndërmarrjet private nga Bujanoci nga Trupi Koordinues kanë përfituar 37 miljon dinar, ndërmarrjet nga Presheva 11 miljon e 800 mijë dinar dhe nga komuna e Medvegjës kanë përfiuar 4 miljon e 800 mijë dinar. Ajo që vlenë të ceket se për komonën e Bujanocit ishin paraparë 26 miljon dinar por kapacitet e ndërmarrjeve private të Bujanocit në bashkëpunim kë zyrën për zhvillim ekonomik lokal kanë ngritur shifrën në 37 miljon dinar shprehet  Nexhat Behluli koordinator i zyrës për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc./Lugina Press/