Home Aktuale Musliu: Jo vetëm në Tërnoc por edhe në autostradë duhet të protestojmë

Musliu: Jo vetëm në Tërnoc por edhe në autostradë duhet të protestojmë

741
0
SHARE
Këshilli komunal  për siguri i Bujanocit   të premtën ka mbajtur mbledhja e tretë me radhë për këtë vit të kryesuar nga kryetari Jonuz Musliu. Në këtë mbledhje është shqyrtuar situata e  sigurisë në territorin e komunë së Bujanocit e cila sipas kryetari Jonuz Musliu u vlersua si jo e kënsaqshme por stabile.
Sipas Musliut duke marrë parasysh incidentin i cili ka ndodhur në Bujanoc, përleshja e të rinjëve shqiptar dhe serb, konfiskimi i duhanit në fshatin Tërnoc në tri familje, janë raste që ndodhin vetëm tek ne. Kultivimi i duhanit është punë legale ku nejrzit kan punuar tërë verën  dhe tani të mos i lënë rehat, sipas Musliu është dhunë, terror, qytetarët duhet të stimulohen e jo të i’u konfiskohet prodhimi lega. Duhet të jemi të kënaqur që qytetarët po mundohen të fitojn vetë bukën e tyre, nuk po vijnë në komunë të na zgjatin dorën andaj, tha Musliu, jo në Tërnoc që është organizuar protest por në autostradë duhet të dalim të gjithë dhe të shprehim pakënaqësit dhe padrejtësit që po iu bëhen këtij populli, sepse situata në Luginë të Preshevës është duke u tkurrur dhe duke u stabiluzuar, kjo shihet qart, tha Musliu. Kryesuesi i mbledhjes nuk la anash as kërkesën ndaj organeve të rendit dhe ligjit të cilët nuk duhet të punojnë sa për sye faqe por  të punojn me drejtësi dhe qytetarëve të i’a kthejnë duhani. Po ashtu edhe kryetari i Bashkësisë Lokale të fshatit Tërnoc Agim Haliti tha se, konfiskimi i duhanit të papërpunuar është rast i dhimbshëm sepse kultura e duhanit është mjaft dinamike për tu punuar dhe nejrëzit prap e punojnë për të mbijetuar dhe për të shkolluar fëmijet e tyre. Kjo ësstë një plaçikitje dhe se organet e rendit duhet të jenë më racional sepse po cënohet integriteti i shqipëtarëve. Kryetari i komunës së Bujanocit Ngaip Arifi situatën në komunë  të Bujanocit e vlerësoi si jo të mirë por stabile. Në këtë mënyrë Arifi i falenderoi qytetarët të cilt nuk po i ndihmojnë të keçës por po punojnë për të mbijetuar pasi që pushteti lokal nuk mund të hapë fabrika, kjo është punë e shtetit, atëher  ne të i stimulojmë prodhuesit bujqësoj e jo tua marrim të drejtën për të punuar dhe të ngrisim kapacitetin bujqësor, tha mes tjerash Arifi. Të dy krerët institucional kërkuan një përgjigje më të hollësishme nga organet e rednit dhe ligjit në Bujanoc për ndodhit e fundit në vend. Voja Mihajlloviq kryeshef i stacionit policor në Bujanoc tha se, sa i përket përleshjes nga të rinjët në Bujanoc policia këtë rast e ka zbardhur brenda 24 orëve janë marr masa kjo falë punës intensive të policëve. Ndërsa rasti tjetër në Tërrnoc konfiskimit të duhanit, Mihajlloviq citoi se, stacioni policor në Bujanoc vetëm se i ka dhënë ndihmë stcionit të Vranjës ku i ka ndihmuar në përforcime, pasi që konfiskimi i duhanit është marrë me urdhër nga Vranja. Për të gjitha këto përgjigjje nga përfaqësuesi I policisë, Musliu tha se janë përgjigje të zbehta sepse ende nuk janë të qarta të gjitha dhe të merren masa preventive. Samet Latifi kryetar i Bashkësië Lokale të fshatit Smolicë nga stacioni poilicor në Bujanoc kërkoi që policia rrugore të bëjë patrolla më të shpeshta afër shkollës në këtë vendbanim pasi që shkolla gjendet afër autostradës dhe se ka raste kur edhe janë aksidentuar nxënësit dhe se ankesat e prindërve janë të shumta por ka vërejteje edhe nga arsimtarët. Në fund të mbledhjes kryetari Jonuz Musliu përsëriti se situata në vendin tonë nuk është e kënaqshme, nuk dua të hedh vaj në zjarr mirëpo kjo është pasqyra aktuale dhe se të gjithë anëtarët duhet të gjykojnë rastin.