Home LAJME Kleri fetar te komandanti i KFOR-it, dënojnë vandalizmin në Deçan

Kleri fetar te komandanti i KFOR-it, dënojnë vandalizmin në Deçan

1032
0
SHARE

Të gjithë përfaqësuesit fetar i kanë dënuar vandalizmat në Manastirin e Deçanit, thuhet në një komunikatë të KFOR-it, një ditë pas takimit të komandantit të kësaj force, Francesco Paolo Figliuolo me udhëheqës të tri feve kryesore.

Në takim ka qenë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, Peshkopi Ortodoks Teodosje dhe Don Lush Gjergji, famullitar i Administratës Apostolike të Kosovës, raporton Indeksonline.

“Të gjitha autoritetet fetare dënuan aktet e fundit të vandalizmit në Manastirin e Deçanit. Të gjitha palët ranë dakord që këto akte të neveritshme, të ndjekura edhe nga disa sulme në internet, janë bërë për të minuar parimet e pacenueshme të tolerancës dhe pajtimit në shoqërinë kosovare. Ata fuqimisht dënuan të gjithë fundamentalizmin i cili aktualisht është duke efektuar sigurinë e të gjithë njerëzve në mbarë botën”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e KFOR-it.

KL

Komunikata më tej vazhdon duke thënë se, “autoritetet fetare falënderuan Gjeneralin Figliuolo për atë që KFOR-i është duke bërë për të vendosur kushtet për të siguruar bashkëjetesën paqësore në këtë zonë. Të gjitha palët ripohuan angazhimin e tyre për promovimin e tolerancës fetare dhe shprehën mirënjohjen e tyre për të gjitha përpjekjet që janë bërë deri tani në këtë drejtim. Ata u bëjnë thirrje të gjithë besimtarëve të tyre për t’u distancuar nga ata që nuk i praktikojnë vlerat e paqes dhe tolerancës fetare, për të krijuar një të ardhme më të mirë për Kosovën”.