Sergio Busquets do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit që zhvillohet sonte (e martë).
Mesfushori i Barcelonës nuk luajti në takimin ndaj Eibarit, ndërsa besohet se mospërfshirja e tij në ndeshjen e sotme, është për faktin se trajneri është treguar i kujdesshëm në mënyrë që ta ketë në dispozicion ndaj Real Madridit në fundjavë.
“Sergio Busquets ka një shtypje në ijën e majtë dhe është lënë jashtë ndejës sot si përkujdesje”, thuhet në një njoftim në Twitter.
Trajneri Luis Enrique pritet të luajë në mesfushë me treshen Xavi, Javier Mascherano dhe Ivan Rakitic.
Blaugranët do të përpiqen t’i kthehen fitores pas humbjes nga Paris Saint-Germaini në xhiron e kaluar./luginapress/






