Home Aktuale Azem Vllasi: Fluturakja kuq e zi, “nokaut” për Serbinë (VIDEO)

Azem Vllasi: Fluturakja kuq e zi, “nokaut” për Serbinë (VIDEO)

976
0
SHARE

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike edhe në raport me Serbinë, Azem Vllasi, thotë se ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë do të mbahet mend për aktin interesant që ndodhi.

Vllasi në një prononcim për Indeksoline nuk ka lënë pa komentuar ‘fluturaken’ që zbarkoi mbi stadiumin e Partizanit në Beograd. Sipas tij, kjo ishte një provokim simpatik dhe inteligjent.

“Kjo me flamur ishte një veprim, të them një provokim shumë simpatik dhe shumë inteligjent, në mënyrë inteligjente e paramenduar por krejt në ambientin sportiv. Kjo shkaktoi reagimin dhe shpërthimin e atij shovinizmi dhe albanofobisë me cilën përndryshe opinioni serb është i ngarkuar. Por kjo sidoqoftë ishte një ngjarje shumë simpatike, ndonëse unë vërtetë duke e shikuar pjesën e parë deri në fund mu mbush mendja që skuadra shqiptare ka shanca të fitonte edhe mos të ndodhte kjo”, ka thënë ai.

Avokati, Vllasi vlerëson se shteti serb nuk ka kaluar provimin sa i përket sigurisë në stadiumin e Partizanit. Përfaqësueses së Shqipërisë duhet që shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA t’ia arkëtoj 3 pikë.

“Rregullat e UEFA-së në atë drejtim janë të përpikta. Nëse nikoqiri serb nuk i ka siguruar kushtet që reprezentacioni i Shqipërisë të jetë i sigurt në atë ambient, e siguria humbi, loja ishte shprehimisht duhej të ndërpritet atëherë përgjegjësia bie mbi Serbinë. Sipas rregullave kjo duhet të shënohet si 3:0 në favor të Shqipërisë sepse Serbia si nikoqire nuk i ka kryer detyrat e veta”, ka deklaruar në fund avokati, Azem Vllasi. /Indeksonline/

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=8z9SfL1tOqk    ” width=”560″ height=”315″]