Edhe kësaj radhe nuk eci ashtu siç duhej. Spektakli dhe gara e “Miss Kosova 2014”, që është mbajtur mbrëmë nuk i ka kënaqur të gjitha garueset. Disa nga to janë ndarë të dëshpëruar dhe dyshojnë në vlerësimet e jurisë. Njëra nga vajzat konkurrente, që mendon që i është bërë e padrejtë dhe ka vendosur të flasë haptas është bukuroshja, Donjeta Gashi. Ajo ka treguar për Express disa nga “prapaskenat” që janë bërë në këtë garë bukurie. Gashi thotë se, të paktën e ka merituar te jetë në listën e 10 vajzave me të bukura.
“ Unë kam pritë të jem në të paketën pjesë e 10 me të bukurave. Por ajo nuk ndodhi. Aty e kam pa se nuk ka vlerësim të drejtë. Nata e fundit ka ndryshuar krejt rrjedhën e kësaj gare. Aty janë përzgjedh vajzat me njoftësi dhe jo me meritë”, thotë Gashi.
Konkurrentes Gashi, që është në prag të diplomimit në fakultetin e Psikologjisë po i qan zemra në dy konkurrente që siç thotë ajo janë shpërblyer me çmime pa meritë.
“Besiana Begaj është zgjedh shoqëruesja e parë dhe “Miss fotogjenia” . Ajo nuk ka ardhur me kohë në prova. Ka ardhur disa ditë pasi ka filluar sfilita. Vetë organizatorja e Miss Kosova, Agnesa Vuthaj ka thënë se ato që vinë me vonesë nuk marrin çmime. Por, kjo nuk ndodhi. Pikërisht ajo që u vonua dhe erdhi me vonesë në prova mori çmim” thotë Gashi, derisa tregon se padrejtësisht është zgjedh edhe Miss Miqësia.
“ Këtë na kanë thënë se do ta zgjedhim ne, garueset. Por, as kjo nuk ndodhi. Atë e zgjedhën vete juria dhe çmimin ja dhanë një vajze nga Ulqini”, thotë Gashi.
Ajo tregon se ky event e ka bindur që të heq dorë nga çdo lloj gare konkurruese. Siç thotë ajo tani do te merret verem me studimet dhe do ta lë anash përfundimisht sfilatat dhe modelimin.
Ceremonia e Miss Kosova 2014 është mbajtur mbrëmë në sallën 1 tetori në Prishtinë, ku 21 vajza më të bukura të Kosovës kanë konkuruar për kurorën e më të bukurës. Në këtë natë u përzgjodhëm dy bukuroshe Artnesa Krasniqi ku do të përfaqësojë Kosovën në ‘Miss Univers’ dhe tjetra Kaltrina Neziri në ‘Miss Earth”.
Miss Kosova është mbajtur nën organizim të Labinot Gashit, Fadil Berishës, Agnesa Vuthajt dhe RTV21.











