Home LAJME Juventusi, 40 milionë për Januzajn

Juventusi, 40 milionë për Januzajn

897
0
SHARE

 

Së fundmi mediat angleze, më saktësisht ‘Caughtoffside’, kanë raportuar se për mesfushorin kosovar me pasaportë belge interesim të madh kanë shprehur kampionët aktual të Italisë, Juventus.

Për 19-vjeçarin është raportuar se ka ardhur ofertë zyrtare nga Juventus me vlerë prej 40 milionë eurove, mirëpo ende nuk ka pasur ndonjë përgjigje nga drejtuesit e Manchester United.

Januzaj vitin e kaluar ka shpërthyer me ‘Djajtë e Kuq’, ndërsa me ardhjen e trajnerit Louis Van Gaal ai nuk ka gjetur hapësira të luaj në formacionin bazë. Më parë është shkruar se gjatë afatit kalimtar të janarit, ish-anëtari i Anderlechtit mund të huazohet në ndonjë skuadër nga Premierliga angleze