Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc njofton opinionin mbarë kombëtarë se të Mërkurën me datë 26.02.2014, do të mbahet Akademi Përkujtimore për dëshmorët e Zonës Operative të Bujanocit.
Në shënim të kësaj date historike do të mbahen këto aktivitete të ndryshme si:
- Në ora 11:00 do të mbahen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, gjegjësisht tek varri i dëshmorit të kombit, Komandant Fatmir Ibishit.
- Në ora 13:00 në fshatin Konçul mbahen homazhe për dëshmorin në fjalë në vendin i rënies.
- Ndërkaq duke filluar nga ora 15:00 në sallën e vogël të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, mbahet Akademia Përkujtimore për Dëshmorët e Zonës Operative të Bujanocit.
Pjesëmarrja Juaj e madhëron këtë Akademi Përkujtimore!
Kryetar: Edmond ISUFI
Bujanoc: 22/02/2014






