Home LAJME Babai i dy të arrestuarve për terrorizëm fajëson qeverinë dhe Bashkësinë Islame...

Babai i dy të arrestuarve për terrorizëm fajëson qeverinë dhe Bashkësinë Islame (Video)

800
0
SHARE

Djemtë tanë u manipuluan ka thënë Raif Bushi, babai i Imri dhe Adil Bushit nga Hani i Elezit, që ishin në mesin e 40 të arrestuarve të dyshuar për lidhje me organizatat terroriste.

Ai ka rrëfyer për momentin e arrestimit të tyre, ka konfirmuar se djemtë e tij para gati dy vjetësh ishin në Siri, e edhe vështirësitë e tij për t’i vizituar në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Bushi tha se po bëhet luftë kundër fesë islame derisa zgjatjen e paraburgimit të tyre edhe për dy muaj, e ka quajtur të pakuptimtë.

“Le ta dijë gjithkush, në qoftë se janë fajtorë djemtë e mi le të rrinë, por s’janë fajtorë. Jo vetëm djemtë e mi, por asnjë nuk është fajtor. Pse ka shku te hoxha, ka shkue e ka mësu për fe, nuk i kom prekë në shtet, nuk i kam prekë në qeveri… se kerkush nuk të nguc po mos t’i prekish ato…kjo është një gja e përgatit”, tha ai për KTV.

Bushi ka thënë se djemtë e tij janë manipuluar pa specifikuar se nga kush. Fajin për gjendjen e krijuar e sheh te Qeveria e Kosovës dhe BIK’u.