Partia për Veprim Demokratik (PVD) në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë ka shënuar sot 24 vjetorin e themelimit të saj.
Manifestimi filloi ne intonimin e himnit kombëtarë dhe një minutë heshtje në nderim të veprimtarëve të PVD-së.
Fillimisht kryetari i PVD-së Riza Halimi, thekosi se 24 vjetori i themelimit të PVD është shumë i rëndësishëm jo vetëm në Luginë por në tërë hapësirat etnike shqiptare.
Ndërkaq Kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, mes tjerash tha se edhe 24 përvjetorë të tjerë do ta gjejnë PVD-në në ballë të luftës politike për të drejtat e shqiptarëve.
Ndërsa Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, përkujtoi aktivistët e këtij subjekti politik që me vite kontribuuan për çështjen shqiptare.
Fjalën e rastit e mori edhe kryetari i degës së PVD-së në Medvegjë, Fehmi Beha.
Ndërkohë në këtë tubim është folur edhe për zgjedhjet për Këshill Kombëtar, me crast u tha se PVD ende nuk ka marr qëndrim për pjesemarrje në këto zgjedhje. /Lugina Press/






