Në prani të shumë qytetarëve nga Lugina e Preshevës, aktorë e bashkëpunëtor të Agronit sot I kanë dhënë lamtumirën e fundit Agron Boriçit.
Një numer mjaft I madh I qytetareve sot ishin mbledhur në qendër të Preshevës ku pas namazit të drekës kanë përcjellur arkivolin e Agronit deri tek varrezat e qytetit.
Vdekja e regjisorit dhe dramaturgut Preshevar nga të pranishmit është vlerësuar si humbje e madhe jo vetëm për teatrin e kulturën, por edhe për mbarë Luginen e Preshevës e më gjërë.
Agron Boriçi ndërroi jetë ditën e Mërkurë në moshën 60 vjeçare.
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=RubIap98IxM&feature=youtu.be ” width=”560″ height=”315″]











