Home Aktuale Berberi Arbër Jakupi zanatin që e mori kur ishte...

Berberi Arbër Jakupi zanatin që e mori kur ishte 20 vjeç, tani e punon me shpirtë(video)

1339
0
SHARE

 

Arbër Jakupi  nga  Bujanoci që prej gati një dekadë  ushtron një profesion shumë fisnik dhe që nuk del kurrë nga moda, ate te  berberit.

Profesioni i berberit apo stilistit të flokëve mbetet gjithmonë një profesion në kërkim pas shijeve.

Zanatin e bereberit kishte filluar për ta mësuar jo nga mosha e hershme por kur ishte 20 vjeçar . Motivin për tu  bërë berberë e mori  duke përcjellur trendin në internet.

Dyqanin si berber shop e hapi në vitin 2017 edhe është i këanqur  me përfitimet  ekonomike të këtij profesioni.

Arbëri bënë qethjen e flokëve  me  stile të ndryshme  të trendit bashëkohorë varsisht nga dëshira e klientëve.

Interesimi i të rinjëve për të mesuar zanatin e berberit është i madhë thotë berber Arbëri, siç tregon ai nxënësit të cilët kanë mësur zanatin në lokalin e tij tashmë kanë hapur veprimtarite e tyre.

Ndërkohë  i pyetur se pse rinia është më e dhënë pas zanatit të berberit  kundrejt  zejeve tjera ai thotë     se për të hapur një lokal si berber kosto është më e lire, dhe arsyeja e dytë se me këtë profesion mund të depërtojnë më lehtë në tregon europian.

 Berberi është një person, profesioni i të cilit është kryesisht prerja, veshja, stilimi dhe rruajtja e flokëve ose mjekrës së burrave dhe djemve.

  Në kohët e mëparshme, berberët kryenin gjithashtu kirurgji dhe stomatologji.

Me kalimin e kohës shumica e berberëve tani specializohen në prerjen e flokëve të kokës.

Profesioni i berberit  ka qenë në kërkesë që nga kohërat e lashta dhe nuk e humbë rëndësinë e tij, por vetëm fiton  dhe zgjeron aftësitë e tij.

(Projekti “Zejet e vjetra të mos i harrojmë”, është mundësuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar)