Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanovic, ka hyrë të martën në grevë urie, ndërsa kërkesa e tij e vetme është që të bartet nga qendra e paraburgimit në Prishtinë në atë në Mitrovicë.
Lajmin për futjen e Ivanovicit në grevë urie e ka konfirmuar për agjencinë serbe Tanjug, avokati i Ivanovicit, Nebojsa Vlajic.
Ivanovic dyshohet për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ai është arrestuar më 27 janar, ndërsa javën e kaluar i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.