Home SPORT Zyrtare: Rinovon Lionel Messi

Zyrtare: Rinovon Lionel Messi

120
0
SHARE

Barcelona ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës së Lionel Messit.

Katalanasit ka kohë që kanë hyrë në bisedime me Messin për një rinovim të kontratës dhe pas disa javësh të negociatave intensive, është arritur një akord mes dy palëve.

Marrëveshja e re e bën Messin lojtarin më të paguar në botë, me përfitime neto prej 20 milionë eurosh në vit.

“Barcelona ka arritur marrëveshje për përmirësimin e kontratës së Lionel Messit dhe përforcimin e statusit të tij si lojtar i paluhatshëm i ekipit të parë”.

“Përmirësimi dhe vazhdimi i kontratës do të nënshkruhet brenda pak ditësh”, shkruan në komunikatën e Barcelonës.

Me këtë rinovim Lionel Messi edhe zyrtarisht është lojtari më i paguar në botë dhe kjo është kundërpërgjigja e Barcelonës pas formës së dobët të shfaqur nga argjentinasi, e që besohet se ka pasur në prapavijë kontratën e pakënaqshme për lojtarin.

Rinovimi i Messit vjen një ditë para superduelit vendimtar për titull të kampionit të Spanjës, ndaj Atletico Madridit që zhvillohet në Camp Nou.