Home LAJME Zyrtare, Reus rinovon deri më 2019 me Dortmundin

Zyrtare, Reus rinovon deri më 2019 me Dortmundin

81
0
SHARE

Deri një ditë më parë tifozët dhe drejtuesit e Dortmundit i frikësoheshin transferimit të 25-vjecarit në Spanjë te Reali i Madridit.

Befason Marco Reus. Futbollisti gjerman i kërkuar me ngulm nga klubet më të mëdha europiane, ka firmosur zgjatjen e kontratës me Borussian e Dortmundit deri në vitin 2019. Sigurisht me një përmirësim të ndjeshëm të pagës dhe në ndryshim nga kontrata ekzistuese, në marrëveshjen e re nuk është përfshirë klauzola e largimit. Deri një ditë më parë tifozët dhe drejtuesit e Dortmundit i frikësoheshin transferimit të 25-vjecarit në Spanjë te Reali i Madridit, që ishte gati të paguante 25 milionë euro për kartonin e futbollistit, por tashmë në kampin verdhezi, nuk ekziston më asnjë frikë. Reus do të jetë nën urdhrat e Jurgen Klopp edhe për 4 sezonet e ardhshme.

Në bazë të marrëveshjes së re Marco Reus do të përfitojë 8 milionë euro në sezon, shifër që shkon deri 10 milionë me bonuset që përfiton nga sponsorër e ekipit.