Home Aktuale Zyrtare: Isa Mustafa Kryeministër

Zyrtare: Isa Mustafa Kryeministër

313
0
SHARE

LDK ka bërë të ditur se në bazë të marrëveshjes së sontme me PDK’në, ajo do të udhëheq me Qeverinë.

Njoftimi i plotë i LDK’së:

Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), njofton opinion publik, se sot në mbrëmje Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka organizuar takim në mes të Kryetarit të LDK-së, Dr. Isa Mustafa dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Hashim Thaçi, ndërsa në takim mori pjesë edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson.

LDK njofton opinion publik se është arritur marrëveshje në parim për qeverisje, në mes të LDK-së dhe PDK-së. Sipas marrëveshjes së arritur, LDK-së do t?i takoj posti i Kryeministrit të vendit, derisa resoret ministrore do të ndahen në mënyrë të barabartë. Ndarja e resoreve ministrore do të bëhet gjatë ditëve në vijim, bazuar në punën e grupeve punuese.