Home Aktuale Zyra për të rinjë e Bujanocit në takimin rajonal të ...

Zyra për të rinjë e Bujanocit në takimin rajonal të të rinjëve në Bosanski Petrovac(foto)

101
0
SHARE

  Me ftesë të forumit   “Ura e miqësisë”, vullnetarët e Zyrës për të rinjë të Bujanocit, kanë vizituar Kroacinë e më pas kanë vazhduar rrugëtimin për në Bosne ku dhe aktualisht po qëndrojnë.
Ky udhëtim është organizuar nga forumi  “Ura e miqësisë”,që organizon takime vjetore me të rinjët nga vendet e ish-Jugosllavisë e që këtë vit po mbahet në Bosanski Petrovac .

Ky tubim ka për qëllim që të rinjët të cilët vijnë nga vende të ndryshme në Bosanski Petrovac të mësojnë trashëgimin shumë të vlefshme kulturore të këtij qyteti, të mësojnë zakonet e popullatës sonë, unitetin e saj është shprehur njëri nga anëtarët e këshillit  koordinues  të forumit në  Bosanski Petrovac .  Me këtë rast vullnetarët nga Zyra për të rinjë në Bujanoc sot kanë vizituar Muzen dhe Bibliotekën në Bosne. Po ashtu gjatë ditës së sotme të rinjët e Bujanocit i ka pritur Zlatko Hujic, kryetar i Bosanski Petrovac në ndërtesën e Kuvendit Komunal. Kryetari i Bosanski Petrovac i nderoi musafirët me shumë dhurata tradicionale boshnjake.
Vjolla Aliu koordinatore e zyrës për të rinjë në Bujanoc, ka shprehur kënaqësinë e saj për mikpritjen e ngrohtë që ia kanë bërë gjatë këtij udhëtimi.
Aliu bënë të ditur se takimi i rradhës do të jetë së shpejti në Bujanoc , ku do ti presim 50 të rinjë./Lugina Press/