Home Aktuale Zjarr në shtëpinë e Izeir Ademit në fshatin Miratoc

Zjarr në shtëpinë e Izeir Ademit në fshatin Miratoc

186
0
SHARE

Shtëpinë e Izeir Ademit në fshatin Miratoc e ka kapluar zjarri. Sipas tij shkak mendohet të jetë një defekt i orës elektrike nga i cili janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

rryma 1 miratoc

Dje rreth orës 13 zjarri ka kapluar shtëpinë e Izeir Ademit nga fshati Miratoc. Por me ndihmën e fqinjëve është shuar zjarri i cili ka kapluar katin e dytë të shtëpisë,ku dhe ka shkaktuar dëme materiale. Nëntë anëtarët e familjes Ademi jetojnë në kushte të vështira financiare,andaj për kryefamiljarin do të jetë e rëndë mbijetesa pas kësaj ndodhie. Kryefamiljari Izeir Ademi apelon tek gjithë qytetarët e komunës së Preshevës,që ti dalin në ndihmë familjes së tij,pasi tash e tutje është e vështirë të jetohet në këtë shtëpi./Lugina Press/