Home Aktuale Zihet shqiptari me pasaportë të falsifikuar në Tabanoc

Zihet shqiptari me pasaportë të falsifikuar në Tabanoc

124
0
SHARE

Policia maqedonase njoftoi se ka arrestuar mbrëmë shtetasin e Shqipërisë, 31-vjeçarin C.V., pasi ka tentuar ta kalojë kufirin me Serbinë në vendkalimin kufitar Tabanoc me pasaportë të falsifikuar.
Sipas komunikatës, C.V. ka arritur në Tabanoc rreth orës 20:45 me veturën “ford galaksi” me targa të Shqipërisë, por pas kontrollit të pasaportës është konstatuar se në faqet 8 dhe 10 të dokumentit, me anë të mjeteve kimike, është fshirë shenja për ndalesë të hyrjes në shtetet e Bashkimit Evropian.

Në orën 21:30 personi bashkë me dokumentin e udhëtimit është dorëzuar në stacionin policor të Kumanovës për procedurë të mëtejshme. /presheva.com/