Home Aktuale Zhvillohet takimi mes koalicionit PVD-UDSH dhe PD-së(video)

Zhvillohet takimi mes koalicionit PVD-UDSH dhe PD-së(video)

181
0
SHARE

Në zyrën e PVD-së në Bujanoc sot është mbajtur një takim në mes  PVD-UDSH dhe PD-së rreth formimit  të koalicionit për qeverisjen e ardhshme të  Bujanocit.

 Partia Demokratike iu është përgjigjur pozitivisht ftesës së Partisë për Veprim Demokratrik  për bisedime për koalicion të mundshën për të qeverisur Bujanocin.

 Pas takimit që u mbajt rreth 30 minuta  gjatë ditës së sotme, Kryetari i Partisë Demokratike, Nagip Arifi, tha se   biseduam në parim se jemi  për themelimin e qeverisjes lokale me koalicionin PVD-UDSH, por edhe subjektet tjera.

     Kemi biseduar vetëm në parim, nuk kemi biseduar për asnjë funksion, pritet që brenda 2-3 ditëve koalicioni PVD-UDSH të na ofrojnë  një  ofertë me shkrim  konkreter rreth funksioneve të qeverisjes lokale ”, tha mes tjerash Arifi.

     Ragmi Mustafa, nga koalicioni PVD-UDSH,  tha se ne konsiderojumë që kemi kapitalin e mjaftueshëm politik për të nisur proceset sa i përket komunës së Bujanocit. Këtë drejtim kemi marrë iniciativë që ti ftojmë të gjitha listat sa i përket  marrëveshjes për të ardhmen sa i përket komunës së Bujanocit duke e vë në radhë të parë interesin e shqiptarëve.

    Koalicioni PVD-UDSH, me bartës Shaip Kamberin,  në zgjedhjet e 24 prillit ka dal fitues në zgjdhjet  lokale në Bujanoc me 12 këshilltarë, PD  e dyta   me 10 këshilltarë, ndërsa partia e tretë shqiptare   LPD arritur  4 këshilltarë./Lugina Press/

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=ktgevhVxWOA&feature=youtu.be   ” width=”560″ height=”315″]