Home Aktuale Zgjidhet problemi i energjisë elektrike për banorët e fshatit Suharnë të...

Zgjidhet problemi i energjisë elektrike për banorët e fshatit Suharnë të Bujanocit(Video)

150
0
SHARE

Për banort e kthyer të fshatit Suharnë të Malësisë së Bujanocit është zgjidhur problemi i energjisë eletrike që u mungonte tash e 10 vite.
Shefja e zyrës për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc Fazila Azemoviç me këtë rast ka shkruar në profilin e saj në facebook se me një angazhim të madh të udhëheqësisë së Komunës së Bujanocit, me investim të bashkëfinancuar prej 500.000,00 dinarëve, Elektrodistribucioni Vranjë ka zgjidhur problemin 10 vjeçar të mungesës së rrymës në fshatin Suharrnë.

12191015_10208344613760917_4425337532435884408_n
“Me një angazhim të madh të udhëheqësisë së Komunës së Bujanocit, me investim të bashkëfinancuar prej 500.000,00 dinarëve, Elektrodistribucioni Vranjë më në fund zgjidhi problemin 10 vjeçar të mungesës së rrymës në fshatin Suharrn. Është riparuar trafostacioni, rrjeti elektro-energjetik, janë vendosur njehsorët e rinj, janë testuar instalimet e rrjeteve të shtëpive dhe më në fund janë ndezur dritat… Më shumë se simbolike, janë ndezur dritat në Suharrn, fshatit më të bukur në sytë e mi…” ka shkruar Shefja e zyrës për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc Fazila Azemoviç .
Për rastin në fjalë është shprehur edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi i cili tha se kemi rënë dakord që një pjesë të harxhimeve të ndajmë nga buxheti komunal por mujnd të them lirisht se Elektrodistribucioni se kanë qenë shumë efikas në këtë drejtim ne kemi ndarë vetëm 500.000,00 dinarë nga buxheti komunal./Lugina Press/

 [youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=z_HM-lh6N2I   ” width=”560″ height=”315″]