Home Aktuale Zgjerohet QSA edhe në Austri(Video)

Zgjerohet QSA edhe në Austri(Video)

156
0
SHARE

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në kuadrin e platformës së saj organizative ka edhe krijimin e qendrave të reja në të gjitha vendet ku ka shqiptar.

Si rezultat i kësaj platforme dhe gjetjes së një grupi vullnetmirë, me datën 14 qershor të vitit 2014, solemnisht u bë hapja e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Austri. Selia e kësaj qendre të re gjendet në Wells, ndërsa aktiviteti I saj mendohet të përfshijë tërë Austrinë.

qendra
Xhamia Mesxhid el Resul ishte vendtakimi i promovimit të kësaj Qendre.
Prezent në promovim ishin:
1. Përfaqësuesit e QSA-së në Preshevë: Lejlan Sadiku, Xhelal Hasani, Muhamed Kurtishi
2. Përfaqësuesit e QSA-së në Belgjikë: Hafez Hajrullahu
3. Përfaqësuesit e QSA-së në Gjermani: Islam Aliji, Metin Aliji, Ali Ajeti
4. Përfaqësuesit e QSA-së në Kumanovë: Hamdi Nuhiju, Sadullah Aliji, Baki Ukshini
5. Sekretari gjeneral I korpusit të QSA-së: Shqiprim Arifi
6. Kryetari dhe arkatari I Xhamisë Mesxhid el Resul: Sadulla Fetai, Ragmi Rramani
7. Imami I xhamisë Bashkimi në Linz: Menderes Alili
8. Xhematlinj dhe mysafir tjerë nga vendet e ndryshme të Austrisë.

123456678890

Hapja solemne u bë me leximin e disa ajeteve kuranore nga imami Menderez Alili.
Më pastaj, fjalën përshëndetëse e mori kryetari I xhamisë Haxhi Sadullah Fetahu I cili e përshëndeti tubimin në fjalë, duke miratuar mbështetjen shpirtërore, morale dhe operative që jep për këtë Qendër kryesia e tij. Ai u gëzua që po hapet një fije shprese për të varfrit e Komunës së Kumanovës, Likovës e Luginës së Preshevës.

solemne
Në mënyrë simbolike para flamurit kombëtar u bë prerja e shiritit nga të gjitha qendrat duke dëshmuar unitetin dhe vëllazërinë.
Sekretari gjeneral I QSA-së haxhi Shqiprim Arifi sqaroi thelbin, filozofinë, misionin, vizionin e QSA-së. Ai argumentoi me ajete kuranore dhe hadithe të Pejgamberit alejhi selam për rëndësinë e lëmoshës, vlerën e organizimit të punës humanitare. Foli njashtu edhe për historikun e qendrave, sfidat , problemet dhe mënyrën se si janë përballuar ato.
Përgëzoi grupin inicues të QSA-së në Wells të Austrisë, duke I uruar suksese dhe bashkëpunim të afërt-vëllazëror në të gjitha sferat e punës së QSA-së. Sqaroi rëndësinë e transparencës dhe objektivizmit në punën e deritanishme si dhe në të ardhmen.

lejlna

Dr. Lejlan Sadiku, kryetar I QSA-së në Luginë të Preshevës prezantoi në mënyrë të detajuar aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2012 dhe 2013, duke theksuar përgjegjësinë që marrin mbi supe organizatorët. Gjendja e një familje të varfër që mashtronte fëmijët e saj me ujë në vend të qumshtit ishte fillesa e ndryshimit pozitiv në Luginë të Preshevës. Programet e bazhdueshme si Bukë e Shpresë, së bashku në bankat e shkollës, shporta e Kurban e fitër Bajramit janë vetëm disa prej aktiviteteve të vazhdueshme që I bën qendra jonë në Luginë të Preshevës si dhe në Kumanovë e Komunë të Likovës.

Disa detaje mbi procedurat per iniciminin e projekt ideve te ndryshme, aplikimin me projekt propozime, si dhe implementimin e tyre u shpalosën nga Islam Aliji, kryetar i QSA Gjermani.

Per te pranishmit u shtrua dhe darkë solemne, ku në një atmosferë të relaksuar u bisedua per detaje tjera, te cilet nuk u arriten te shqyrtohen per shkak te kohes se kufizuar.

QSA Austri tashme eshte e regjistruar ne institucionet gjegjse, duke siguruar te gjithe dokumentacionin e nevojshem, si dhe ka zgjedhur kryesine e saj, anetaret e se ciles kane pervoje shumevjeçare ne organizimin dhe realizimin e shume aktiviteteve me bashkatdhetaret tane qe veprojne ne shtetin austriak.

QSA Austri, Wels
Adresa: A-4600 Wels
Kryetari: Xheladin Bajrami
Nënkryetari: Sefedin Fejzullahu
Sekretar: Isa Rexhepi 
Administrator: Nexhat Ibrahimi
Arkatari: Kabil Elezi
Zv.Arkatari: Seid Rahimi
Anetaret e Kryesise: Uran Lecaj, Bejtush Tahiri, Ekrem Rexhepi, Sevdail Ramizi, Ibrahim Elezi, Avdil Avdili

Permes QSA-se ne Wells te Austrise, bashkatdhetareve tane ne mbare Austrine iu mundesua krijimi i nje mekanizmi efikas, i cili do te sherbeje si ure lidhese me bashkevendasit ne trojet tona ne Lugine te Presheves dhe Kumanove e Likove, mes familjeve ne nevoje dhe njerezve te vullnetit te mire, te cilet e kane potencialin per te dhene kontributin e tyre, me qellim te lehtesimit te sfidave dhe skamjes qe keto familje po perballen cdo dite./Lugina Press/