Home Aktuale Zgjedhjet presidenciale sot në Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale sot në Maqedoni

925
0
SHARE

Në Maqedoni sot po mbahen zgjedhjet e pesta presidenciale, ku në garë janë katër kandidatë për president raporton INA.

Në orën 07.00 të mëngjesit u hapen të gjitha vendvotimet, ku 1.778.572 qytetarë me të drejtë vote do të votojnë në 3.480 vendvotime në tërë vendin.

Në garën për president janë Iljaz Halimi nga PDSH, Gjorgje Ivanov nga VMRO-DPMNE, Stevo Pendarovski nga LSDM dhe Zoran Popovski nga GROM.

Qytetarët do të kenë mundësinë për të zgjedhur mes katër kandidatëve, dhe se do të zgjidhet ai që do të fitojë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve. Por, në rast se nuk arrihet ky census në raundin e parë, atëherë pas dy javëve do të zhvillohet raundi i dytë, ku do të garojnë dy kandidatët që kanë fituar më shumë vota.

Duke pasur parasysh praktikën e deritanishme, gjasat e mëdha janë për raundin e dytë që do të mbahet më 27 prill, në të njejtën ditë kur do të zhvillohen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në këto zgjedhje presidenciale për herë të parë ka votuar dje diaspora, me ç`rast 8.311 qytetarë jashtë vendit dje kanë votuar për presidentin. Dje gjithashtu kanë votuar pjesëtarët e armatës, të sëmurët dhe personat e paaftë, si dhe të shpërngulurit.  Votën e tyre dje e kanë dhënë edhe 1.706 të burgosur nëpër burgjet e vendit.

Zgjedhjet presidenciale do të vëzhgohen nga 9.155 vëzhgues vendor dhe 489 vëzhgues të huaj.(Lugina Press)