Home Aktuale Zgjedhjet e reja, rikomponim i strukturës parlamentare

Zgjedhjet e reja, rikomponim i strukturës parlamentare

142
0
SHARE

Janë dy parti që nuk u druhen zgjedhjeve të parakohshme, pavarësisht nga ajo se sa shpejt mund të organizohen ato.

Është Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka fituar zgjedhjet e fundit dhe Lëvizja Vetëvendosje e cila ka pasur rritje të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e parafundit parlamentare.

Analistët i shohin të arsyeshme ndrojtjet që kanë zyrtarët e partive të koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Megjithatë, mundësia që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja nuk shihet si diçka që do të joshte qytetarët për t’ia mërsyer prapë kutive të votimit.

Mbajtja e zgjedhjeve për herë të tretë brenda një viti siç vlerësojnë analistët do të ishte një maltretim i madh për qytetarinë kosovarë, pasi që këta të fundit nuk janë të obliguar për t’iu ndihmuar subjekteve politike në krijimin e numrave për formim të institucioneve shtetërore.

Kjo sipas tyre, do të reflektonte mosrespektim të vullnetit të tyre qytetarë.

“Kjo ndodh pikërisht për shkak të mosrespektimit të vullnetit të këtyre qytetarëve e të cilën nuk e kanë për borxh që sa herë t’u teket politikanëve të dalin në zgjedhje në mënyrë që t’u ndihmonin atyre për të bërë numrat që do të mund të krijonin qeverinë, sipas tekeve dhe interesave të tyre personale partiake”, ka thënë Mushkolaj. /Tribuna/