Home Aktuale Zëdhënësi i AAK’së: Opozita nuk është e përçarë, Haradinaj shkoi për të...

Zëdhënësi i AAK’së: Opozita nuk është e përçarë, Haradinaj shkoi për të prezantuar ofertën politike

160
0
SHARE

Edhe përkundër pjesëmarrjes së kreut të AAK’së Ramush Haradinjat në takimin e sotëm në Presidencë, zëdhënësi i AKK’së, Muharrem Nitaj ka thënë se Opozita është e fortë dhe e palëkundur në luftimin e degradimit të shtetit

“Haradinaj është faktor i rëndësishëm në këtë vend. Ai ka marrë pjesë në tryezën e sotme, për ta bërë një ofertë politike se si duhet dal nga kjo krizë. Oferta e tij ka qenë që duhet shpërndarë parlamenti, dhe të shkohet në zgjedhje. Kjo ka qenë një ofertë e sinqertë, ata që duan ta kuptojnë është momenti i fundit për të reflektuar” ka deklaruar Nitaj

I pyetur nëse opozita është përçarë pas këtij takimi, ai tha se Opozita është e fortë dhe palëkundur në luftimin e degradimit të shtetit.