Home RISI & KURIOZITETE Zbulohet sekreti i plakjes: A do të mund ta mashtrojmë vdekjen!

Zbulohet sekreti i plakjes: A do të mund ta mashtrojmë vdekjen!

69
0
SHARE

Mutacionet gjenetike që janë gjetur në gjakun e gruas 115 vjeçare, mund të ofrojnë çelësin e zbulimit të sekreteve dhe të rrugës për eliksirin e përjetshëm të rinisë.

Që nga kohët e lashta, alkimistët kërkonin gurin e mençurisë që do të mundte ta shndërronte merkurin në ar, por edhe që njeriut t’ia shtojë rininë e të jetë i pavdekshëm. Tashti, shkenca moderne ka bërë një hap drejtë jetës së përjetshme dhe ndaljes së plakjes.

Hendrikje van Andel – Schipper, e njohur më mirë si “gjyshja Henny”, vdiq më 2005 në moshën 115 dhe kështu u bë holandezja me jetën më të gjatë dhe një nga personat me jetëgjatësinë më të madhe në planet. Ajo që ishte veçanërisht e pazakontë për këtë zonjë ishte vitaliteti dhe shëndeti që kishte deri pak para vdekjes.

Meqë ishte elegante dhe përparimtare, ia la në trashëgim trupin e saj shkencës. Ky veprim i gëzoi studiuesit e gjenetikës, të cilët mezi prisnin të kenë më shumë informata për të dhe që me hulumtime të arrijnë te përfundimet e reja për proceset e plakjes, transmeton Telegrafi.

Kështu, shkencëtarët Qendra Klinike Universitare e Holandës donin të merrnin më shumë të dhëna për mutacionet e qelizave në trupin e njeriut – gjatë plakjes. Në studimin e botuar në revistën “Genome Research”, ekipi holandez gjeti 450 mutacione në enët e bardha të gjakut që ishin plotësisht të shëndetshme. Këto mutacione për këtë plakë nuk ishin të dëmshme, si në nivelin qelizor, ashtu edhe në nivelin e organizmit të kësaj gruaje të moshuar.

 

Te njerëzit e tjerë, me krijimin e qelizave të reja me kohë ndodhin mutacionet në ADN. Por, te “gjyshja Henny” trupi refuzonte të gjitha mutacionet e dëmshme, të gjitha ato që do të mund të shkaktonin sëmundje, ndërsa i pranonte ato që janë të dobishme për shëndetin .

Studimet e mëtejshme kanë treguar se pothuajse të gjitha leukocitet kanë dalë nga vetëm dy qeliza burimore. Në fakt, del se rezervuari i saj i qelizave burimore nga të cilat janë formuar qelizat e gjakut ishte i varfëruar në mënyrë të konsiderueshme, për shkak se njerëzit normal në lindje kanë 20 mijë qelizat burimore të gjakut.

Gjithashtu, telomeret (pikat mbrojtëse në maje të kromozomeve) të qelizave të bardha të gjakut ishin shumë të shkurta. Madje, deri 17 herë më të shkurta se ato në qelizat e trurit të saj. Përndryshe, shkurtimi i tyre ndodhë në kushtet normale gjatë çdo ndarjeje qelizore. Megjithatë, pritet që pas një cikli të caktuar të shkurtimeve të tilla, qelizat në një çast të mos shumohen dhe indet (në këtë rast gjaku) do të vdesin. Ky është proces natyror që shkenca e quan “shterja e qelizave potenciale burimore”.

Kështu, rezultatet e hulumtimit tek kjo zonjë tregojnë se arsyeja kryesore pse plakemi është pikërisht kufizimi i jetëgjatësisë së rezervuarit të qelizave burimore. Kur qelizat hupin potencialin për shumim, kështu humbet aftësia e regjenerimit të indeve të cilat ngadalë vdesin. Kjo ka rëndësi të veçantë për organet tona jetike, të tilla si mushkëritë, zemra, truri apo veshkat, sepse kur ato “dështojnë”, dështojmë edhe ne.

Shkencëtarët shpresojnë se një ditë do të kenë sukses për të gjetur mënyra që personit të moshuar t’ia implantojnë (dhe shkaktojnë ndarjen) qelizat burimore nga koha kur ishte e re dhe kur qelizat në atë periudhë nuk i ishin nënshtruar mutacionit.

“Nëse unë tash marrë një mostër të qelizave dhe ia jap vetes kur plakem, menjëherë do të kisha telomere më të gjata. Por, kjo momentalisht mund të bëhet vetëm me qelizat e gjakut, por jo me indet dhe organet tjera”, thotë shkencëtarja Henna Holstege. luginapress