Home SHKENCË Zbulim epokal për krijimin e Universit tonë

Zbulim epokal për krijimin e Universit tonë

74
0
SHARE

Shkencëtarët kanë zbuluar shenja që faktojnë zgjerimin e Universit.

Shenjat janë gjetur falë Teorisë së Inflacionit, por kësaj here e mbështetur nga valët gravitacionale. Falë kësaj, shkencëtarët kanë arritur të gjejnë këtë shenjë në qiell, e cila besohet ta ketë zanafillën që prej Big Bengut.

Shkencëtarët thonë se kanë zbuluar një provë të jashtëzakonshme që mbështetë teorinë e Big Bengut për origjinën e krijimit të Universit.

Hulumtuesit besojnë se ata kanë gjetur shenja në qiell që tregojnë për zgjerimin e shpejtë të gjithësisë, që mund të ketë nodhur në një të dytën e ndarjeve para se gjithçka të niste.

Shenja merr formën e një kthese të veçantë kur shikohet nga drita e teleskopit. Kthesa krijohet kur bëhet polarizimi i valëve gravitacionale dhe për këtë fakt, mbesin shenja.

wwwwwwwwww
Kjo është ende një temë diskutimi, mirëpo tashmë duket se pikërisht kjo temë do të rrëmbejë çmimin Nobel.

“Kjo është spektakolare”, thotë profesori në Universitetin Johns Hopkins, Marc Kamionkoëski.

“E kam parë hulumtimin, argumentet janë bindëse ndërkaq ata që kanë punuar në të, janë njerëzit më të kujdesshëm që njoh”, ka shtuar ai. Hulumtimi është bërë publik nga grupi amerikan i njohur si “BICEP2”.

Kjo është bërë duke përdorur teleskopin nga Poli i Jugut dhe duke pasur në fokus një pjesë të vogël të qiellit.

Qëllimi ishte që të merrej përgjigjia në idenë e “inflacionit” (teori sipas së cilës zgjerimi i universit është bërë me një shpejtësi jashtëzakonisht të madhe që nga momenti i parë i saj). Sipas saj, kozmosi ka pësuar një zgjerim të madh prej shpërthimit të parë, ku për herë të dytë pjesët janë ndarë në triliona e triliona copa. Shpjegimi ishte se pas shpërthimit, copëzat kishin arritur të krijonin pabarazi.

Teoria e inflacionit ishte propozuar në fillim të viteve të 80-ta për të shpjeguar disa aspekte të Teorisë së Big Bengut apo Shpërthimit të Madh dhe mundohej të sqaronte se pse qielli duket njësoj sikur ta shikojmë prej të gjitha anëve.

Por kjo teori ka ardhur deri në atë pikë saqë është konstatuar se është asocuar edhe nga valët e energjisë gravitacionale dhe udhëtimi i asaj që shohim me sy, mund të lë si shenjë dritën më të vjetër të njohur në qiell.

Tash, ky ekip shkencëtarësh, thonë se kanë identifikuar këtë shenjë. Ata e kanë quajtur “Gjendja B e polarizimit”. Sipas kësaj, vetëm valët gravitacionale lëvizin përreth Universit në fazën e tij të inflacionit dhe për këtë krijohet një tym i tillë.

Shenja që kanë marrë shkëncëtarët, thuhet se është aq e fortë saqë edhe shpresat e tyre janë po aq të forta.

Hulumtimi ka treguar gjithashtu se energjia që është e involvuar në këtë proces, është rreth 10 mijë trilion gigaelektronvolt.

LEAVE A REPLY