Home Aktuale Zairi: Me forcat e përbashkëta mund të arrijmë suksese të mëdha

Zairi: Me forcat e përbashkëta mund të arrijmë suksese të mëdha

76
0
SHARE

 Intervistë me ushtruesin e detyrës  së drejtorit të  shkollës fillore ” Muharrem Kadriu ” në Tërnoc,   Naser Zairi.

 

 Lugina Press: Zotëri Zairi, fillimisht në pika të shkurtëra në thuani kush është Naser Zairi?

Naser Zahiri: Naser Zahiri është professor i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe i diplomuar në fakultetin filologjik pranë Universitetit shtetëror në Prishtinë. Është prind i tre fëmijëve dhe të gjithë me fakultete,familje intelektualësh,bëjnë një jetë të qetë dhe të lumtur ne Tërrnovc.

 Lugina Press:   Zotëri Zairi, ju sa po jeni emëruar ushtrues i detyrës së drejtorit të shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërnoc,çfar don të thotë kjo për ju?

Naser Zahiri:     Është një sakrificë për mua për ta dëshmuar veten edhe në këtë drejtim se mund të jem i suksesshëm siç jam në jetë,po ashtu edhe në cilësinë  e mësimdhënësit.

Lugina Press: Mendoni se kjo është një privilegjë apo një obligim për ju?

Naser Zahiri:Poashtu është edhe obligim,sepse mbi të gjitha duhet të kujdesem mbi shëndetin e nxënësve dhe puntorëve, njëherit edhe për mbarëvajtje e rregullt të procesit edukativo-arsimor.

Lugina Press: Cili do të jetë bashkëpunimi juaj me personelin e këtij institucioni arsimor?

Naser Zahiri: Bashkëpunimi nuk do të mungoj sepse me forcat e përbashketa mund të arrijmë suksese të mëdha.

Lugina Press: Përveç si mësimdhënës i gjuhës shqipe, cilat kanë qenë aktivitet tjera që keni zhvilluar  në shkollën fillore”Muharrem Kadriu”?

Naser Zahiri: Zakonisht jam marrë me grupin letrar “Ali Podrimja,, të cilin e kam themeluar para shumë viteve dhe në këtë drejtim çdo herë, veçmas me grupin e reciatorëve kemi korrë suksese si në garat komunale dhe ato ndërkomunale duke marrë vendet e para,ndërsa sot nxënësit e mi e dëshmojnë veten me shumë sukses në fushën e gazetarisë si  brenda poashtu edhe jashtë Luginës.

Lugina Press: Ju juni edhe bashkëpunëtorë profesional në fushën e arsimit, ku jeni dhe autorë i disa përmbeldhjeve  të detyrave nga lënda e gjuhës shqipe për provimin e fundit të semimaturantëve, çfarë mund të na thuani rreth kësaj?

Naser Zahiri: Është e vertet se jam bashkëpuntor me Entin për vlerësimin kualitativ arismor pranë Ministrisë të Arsimit mbi dhjetë vite dhe me këtë drejtim jam munduar të japë maksimumin mbi qasjen sa më të mirë mbi kulturën e gjuhës shqipe dhe gjithmonë duke aplikuar standardet duke filluar nga ai bazë deri të ai përparimtarë.

Lugina Press: Ju sapo keni marrë postin e  ushtruesit të detyrës së drejtorit të  shkollës, cilët janë planet tua tani e tutje?

Naser Zahiri: Nuk dua të bëjë plane afatgjate sepse çdo herë nuk varet nga unë ngaqë jemi të kufizuar me mjete,por ndryshimet gjithësecili do ti vrejë posa t’i shkelë këmba në shkollen tonë. Ajo çfare do t’më gëzoje do të  jetë suksesi i përgjithshëm sepse meritat do t’I ndajë me të tjerët,ndërsa zhgënjimin nuk e pranoj, ajo çfarë me thënë  shpirtërisht janë sytë  e nxënësve kur e shikoj lumturinë,e lumturine atyre mund t’ia japim vetem ne.

Lugina Press: Për fund po e shoh nga ana juaj një risi,që askush nuk e ka aplikuar deri më tani.

Naser Zahiri:    E di se për çfare e keni fjalen,për ndalesën e vetuarve në oborr të shkollës. Jam nisur nga vetvetja sepse askush nuk ka të drejtë të rrezikoj shëndetin e fëmijeve,sepse në këtë katrahurë të kohës të cilën po e jetojmë,nganjëhere harrojmë,se aty kan nxënës-pasuria jonë e vetme.

Lugina Press: Porosia e fundit.

Naser Zahiri: Ejani me një shator sepse do të kemi risi,e une e mbaj fjalën,dyert tona janë të hapuara për njerëzit që ia duan të mirën shkollës tonë./Lugina Press/