Home Aktuale “Ylbere dashurie” dhe Sadije Aliti me promovim në Suedi

“Ylbere dashurie” dhe Sadije Aliti me promovim në Suedi

228
0
SHARE

Vëllimi poetik  “Ylbere dashurie”- “Regnbågar av kärlek” i përkthyer në gjuhën suedeze promovohet në Suedi. Libri më i ri i poetes tetovare Sadije Aliti, u promovua në Boros të Suedisë në kuadër të festivalit të 8 ndërkombëtar i  poezisë “Sofra poetike Borås 2019”. Në këtë festival merrnin pjesë poet shqiptar e suedez, poet nga: Suedia, Shqipëria, Anglia, Greqia, Norvegjia, Kosova, Maqedonia e vende të tjera. Festivali ishte i organizuar nga stafi i Qendrës kulturore shqiptare “Migjeni”. Një tubim letrar ku krahas misionit të poezisë për të përcjellë një emocion nuk ishte thjesht një renditje fjalësh, por një orgaizim kulturor e artistik ku pati edhe recitime,këngë dhe pika muzikore, me një përzgjedhje në stilin më të veçantë e origjinal për të mbërritur deri tek dashamirët e poezisë.
“Pas leximit të poezive u promovua edhe libri, botimi më i ri, i përkthyer dhe i botuar në gjuhën suedeze.Shkëmbime bisedash e librash, takime e prezantime me miq e autorë, njohja me aktivitetet dhe projektet e gjithsecilit në vendet ku punojnë, janë një shans i mirë  që ky udhëtim në Borás të Suedisë na mundësoi në ditën e qëndrimit dhe zhvillimit të Sofrës Poetike 2019”-theksoi poetja Sadije Aliti.

I pranishëm në këtë ngjarje kultuore ishte edhe Ibrahim Kadriu, i cili edhe ka bërë një vlerësim për krijimitarine e Sadije Alitit.

Fundi i marsit shënoi një përmbyllje të bukur dhe një arritje kulturore, për poeten Sadije Aliti, botimin dhe promovimin e librit dhe pjesëmarrje në festivalin poetik në Boros të Suedisë, ku të pranishmëve u është dhuruar simboli i shoqatës “Migjeni” si organizatore e këtij manifestimi.

Në këtë aktivitet bëhet edhe një ballafaqim mes letërsisë shqipe dhe asaj suedeze me prezentimin e autorëve dhe veprave të sjellura e përkthyera nga shqipja në suedisht dhe anasjelltas.