Home Aktuale Ylber Aliu riemërohet avokat komunal në Preshevë

Ylber Aliu riemërohet avokat komunal në Preshevë

99
0
SHARE

Ylber Aliu në mandatin pesë vjeçar do të jetë sërish avokat komunal në Preshevë. Ky vendim u aprovua në mbledhjen e sotme të këshillit komunal. Në këtë mbledhje u miratuan edhe statutet e shtëpisë së kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë dhe të Bibliotekës Mehmet Jusufi në Preshevë. Në këshillin drejtues nga përbërja 5 anëtarësh, dy anëtarë i emëron themeluesi, një anëtarë këshilli nacional e propozon dhe dy anëtarë të tjerë do të jenë të përbërjes së punëtorëve të organizatës. Anëtarët e këshillit drejtues i emëron dhe i shkarkon themeluesi ndërsa për emërimin e kryetarit të këshillit dhe drejtorit të institucionit pas dhënies së mendimit të Këshillit Nacional në afatin prej 15 ditësh e emëron themeluesi.

Ylber Aliu në mandatin pesë vjeçar do të jetë sërish avokat i popullit në Preshevë. Ky vendim u aprovua në mbledhjen e sotme të këshillit komunal. Në këtë mbledhje u miratuan edhe statutet e shtëpisë së kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë dhe të Bibliotekës Mehmet Jusufi në Preshevë. Drejtori I shtëpisë së kulturës, Naser Nuredini konstatoi se ndryshimi I statutit është bërë në disa nene ku futen ingerencat ligjore të këshillit nacional duke u konsideruar si institucion me rëndësi për pakicat nacionale. Sipas tij harmonizimi I statutit është bërë duke u bazuar me ligjin për kulturë dhe këshillin nacional. Në bazë të ligjit mbi kulturën neni 25 u jepet edhe drejta e këshillit nacional të ketë edhe një anëtarë në këshillin drejtues nga përbërja e tërësishme 5 anëtarësh, dy anëtarë I emëron themeluesi, një anëtarë këshilli nacional e propozon dhe dy anëtarë të tjerë do të jenë të përbërjes së punëtorëve të organizatës. Në bazë të statutit të ri të shtëpisë së kulturës anëtarët e këshillit drejtues I emëron dhe I shkarkon themeluesi ndërsa për emërimin e kryetarit të këshillit dhe drejtorit të institucionit pas dhënies së mendimit të Këshillit Nacional në afatin prej 15 ditësh e emëron themeluesi. Për plotësim ndryshimet e statutit foli edhe Vaxhid Mehmeti, drejtor i bibliotekës Mehmet Jusufi ku sipas tij është bërë harmonizimi në nenin 29 dhe 34. Po ashtu edhe në këtë ndërmarrje KNSH jep mendimin për kandidatin për drejtor, ku më pastaj emërimin e bën themeluesi./Lugina Press/