Home Aktuale Xhemshit Demiri (34) nga Bujanoci është mbytur në Beograd

Xhemshit Demiri (34) nga Bujanoci është mbytur në Beograd

159
0
SHARE

Trupi i pajetë i mashkullit ishte i lidhur me guri, ndërsa kokën e kishte të lidhur me ngjitës. Siç mësohet, trupi i Xhemsi Demiri (34) i cili po notonte në ujë është vërejtur nga një familje e cila po lundronte me anije në lumin Sava. Në momentin e parë kanë menduar se është kukull, por pasi ishin afruar, kishin vërejtur se është kufomë.

“Ata menjëherë kishin lajmëruar policinë lumore e cila kishte tërhequr kufomën në breg. Sipas të dhënave të para, shkaktari i vdekjes së Xhemsi Demirit ka qenë ngulfatja, çka do të thotë se ai i gjallë është hedhur në lum. Sipas parashikimeve të para të policisë, trupi nuk ka më shumë se një muaj që është hedhur në lum”, thonë burime të policisë, transmeton presheva.com, duke thënë se mashkulli është i nacionalitetit rom, dhe më herët është i njohur për policinë për vjedhje dhe plaçkitje të ndryshme.

Gjatë hetimeve të policisë është konstatuar se koka e mashkullit të panjohur ka qenë e lidhur me ngjitës në formë shiriti nëpër tërë kokën.

“Këmbët i ka pasë të lidhur kryq, ndërsa ndërmjet tyre ka pasë një guri të madh të lidhur. Nën to ka pasë të lidhur edhe një bllok betoni i cili ka qenë i lidhur për beli dhe këmbë. Në dorën djathtë ka pasë një copë litari, ndërsa në të majtën ka pasë gjurmë të lidhjes. Në trup ka pasë garderobë me vlerë” thuhet në njoftim.

Burime të policisë thonë se së paku duhet të ishin dy persona që ta mbajnë, ta lidhin dhe pastaj ta hedhin në lum.

1238684-12

“Këtë nuk ka mundur ta bëj vetëm një person. Xhemsi ka qenë i latë rreth 180 cm dhe me peshë mbi 100 kiliogram, dhe është dashur më së paku 2 persona që ta kryejnë këtë akt”./luginapress/