Home Aktuale Xhandarmëria serbe sërish “hyn” në Karaqevë

Xhandarmëria serbe sërish “hyn” në Karaqevë

39
0
SHARE
Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë thotë për rajonipress se të martën rreth orës 12.00 janë parë forca të xhandarmërisë serbe të cilët lirshëm kanë hyrë tek vendi i quajtur “Uji i çeshmes ” që ndodhet disa metra në territor të Kosovës. Lenjani tha se aktualisht banorët janë grumbulluar për të ikur nga provokimet e mundshme duke bërë apel që KFOR-i të patrullojë në pjesën kontestuese.
 Xhandarmëria serbe e cila ditëve të fundit ka zhvilluar aktivitete pothuajse përgjatë tërë vijës kufitare me Kosovën të martën është parë më e gjallë pasiqë ka hyrë sërish në brendi të territorit të Kosovës, raporton rajonipress.

Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë tha për rajonipress se banorët ndihen të shqetësuar pasiqë rreth orës 12.00 të ditës së martë janë parë xhandarët tek kanë hyrë në vendin e quajtur “Uji i çeshmes ” që ndodhet disa metra në brendi të territorit të Kosovës.

Që nga protesta e fundit kur u mbajt për të mbrojtur vijën kufitare situata ka qenë e qetë në Karaqevë, por sot vërtet banorët ndihen të shqetësuar pasiqë xhandarmëria serbe ishte e armatosur edhe me armë të rënda tha Lenjani.

Lenjani tha se tërë këtë patrullim të xhandarmërisë serbe e kanë të njohur edhe KFOR-i të cilët edhe e kanë vizituar Karaqevën.

“Unë e kam thënë edhe njëherë në mënyrë ironike që kryeministri Thaçi le të vije në Karaqevë dhe të bëjë selfije se këtu vërtet është nxehtë. Jemi pjesë e Kosovës dhe meritojmë një tretman institucional pasiqë këtu mbrohet Kosova e jo Kamenicë siç po pretendon dikush” tha Lenjani i dëshpëruar që ende asnjë zyrtar i lartë qeveritar nuk e ka vizituar këtë pjesë.

Lenjani tha se xhandarmëria serbe vazhdon të mbetet e koncentruar në pikën e Ugarit, Stani i Malushit, Guri i bardhë, Roga, Çuka dhe varrezat e Spahoviqe. “Këto gjatë pika mbeten problem i përhershëm dhe ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe vet komanda e NATO-së që ta shfrytëzojnë autoritetin dhe njëherë e përgjithmonë ta largojnë këtë rrezik permanent” tha Lenjani.

Edhe imami i fshatit Karaqevë e Epërme Bujar Fera ndihet i shqetësuar me këto lëvizje të çoroditura të xhandarmërisë serbe.”Vërtet është koha e fundit që institucionet tona ta mendojnë mirë problemin e Karaqevës sepse kështu pos që po fyhemi ne si banorë kufitar, po fyhet dhe diplomacia e Kosovës” tha Fera. /rajonipress/