Home Aktuale Xhamia “Ballkan” nga Minyhu dhe Qendra Islame Shqiptare nga Shtutgardi edhe këtë...

Xhamia “Ballkan” nga Minyhu dhe Qendra Islame Shqiptare nga Shtutgardi edhe këtë vit menduan për Luginën e Preshevës(foto)

864
0
SHARE

 Xhemati i Xhamisë “Ballkan” nga Mynihu i Gjermanisë, dhe Qendra Islame Shqiptare nga Shtutgardi (Feuerbach) nuk harruan familjet e varfura duke i grumbulluar paratë për therrjen e Kurbanave për Luginën e Preshevës. 

  Për të tetën  herë rradhazi, Organizata Kulturore Humanitare “Horizonti” me rastin e festës së Kurban Bajramit ka bërë therjen e kurbanëve për familjet skamnore të Luginës së Preshevës.

Ky aktivitet i Organizatës Kulturore Humanitare “Horizonti” tashmë është bërë tradicional dhe skamnorët e Luginës së Preshevës janë të vetëdijshëm se dikush do të mendoj për ta.

Në bashkëpunim me Organizatën Kulturore Humanitare “Horizonti” edhe këtë vit me radhë Xhemati i Xhamisë “Ballkan” nga Mynihu i Gjermanisë dhe Qendra Islame Shqiptare nga Shtutgardi (Feuerbach) kanë grumbulluar paratë për therrjen e Kurbanëve për komunën e Bujanocit dhe të Preshevës.

      Në bashkëpunim me Organizatën Kulturore Humanitare “Horizonti” edhe këtë vit me radhë Xhemati i Xhamisë “Ballkan” nga Mynihu i Gjermanisë dhe Qendra Islame Shqiptare nga Shtutgardi (Feuerbach) kanë grumbulluar paratë për therrjen e Kurbanëve për komunën e Bujanocit dhe të Preshevës.
Këtë vit duke i falënderuar Xhematit të Xhamisë “Ballkan” e cila ka sejlluar 71  kurbanë, Qendrës Islame Shqiptare nga Shtutgardi, që ka dhuruar 44 kurbanë, xhematit vendorë 11 kurbanë  dhe duke ia besuar këtë Organizatës Humanitare “Horizonti” në Luginë të Preshevës janë therrur 126 Kurbanë, dhe mishi iu është shpërndarë kryesisht familjeve të varfura të cilave sadopak iu është zbutur gjendja në festën e Kurban Bajramit, ka thënë Rijad Demiri, Kryetar i Organizatës Kulturore Humanitare “Horizonti”.
Ndërkohë edhe banorët e fshatrave të komunës së Bujanocit dhe ata të Preshevës kanë falënderuar Xhematin e Xhamisë “Ballkan” nga Mynihu i Gjermanisë dhe Xhematin e Qendrës Islame Shqiptare nga Shtutgardi (Feuerbach) për therjen e Kurbanave në këto troje duke shpresuar që edhe viteve të ardhëshme familjeve skamnore ti dalin në ndihmë njerëzit e vullnetit të mirë.
Për herë të 8 therjen Kurbaneve për Luginë të Preshevës po e financon Xhamia “Ballkan” nga Mynihu i Gjermanisë dhe për herë të katërtë Xhemati i Qendrës Islame Shqiptare nga Shtutgardi duke ia besuar Organizatës Kulturore e Humanitare “Horizonti”./Lugina Press

12036700_1054443717908886_3763785343144416478_n

12033047_1054443817908876_843157006435336810_n

11958063_931384256954461_9142354001337740722_o 12000953_931379130288307_5218327268390080214_o 12010668_577419129062525_181260980100676391_o 12027357_931378970288323_1412585969106458581_o 12029555_931384203621133_4504633556993007720_o 12032816_577419132395858_1324039084097801790_o  Grabbed Frame 4 Grabbed Frame 5