Home LAJME Xhaka: Zgjodha Zvicrën pasi Shqipëria nuk më ftoi kurrë

Xhaka: Zgjodha Zvicrën pasi Shqipëria nuk më ftoi kurrë

122
0
SHARE

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ka thënë se vjen nga një familje patriotësh dhe një fakt i tillë i ka ndihmuar atij për të arritur shumë në karrierë.

Mesfushori i Borussia Monchengladbach, ka folur edhe për vendimin e tij që të zgjedh Zvicrën para Shqipërisë.

Prishtinasi thotë se ishte Zvicra ajo e cila e kontaktoi para Shqipërisë. Ai mundohet t’i kuptojë tifozët të cilët e quajnë atë tradhtar, pasi nuk veshi fanellën e Shqipërisë.

“Babai im ka qenë tri vjet në burg për arsye politike dhe kjo më ka mësuar që gjithmonë të luftojë për atë që besojë. Ai më ka rritur mua dhe vëllanë tim duke na mësuar për dashurinë ndaj familjes dhe vendit”, ka thënë Xhaka.

“Kur luajta ndaj Shqipërisë ata më thanë tradhtar dhe për atë arsye unë i kuptova. Por, ata i dinë rrënjët e mia, por jo edhe tregimin tim. Unë u linda dhe u rrita në Zvicër dhe Shqipëria nuk më ftoi kurrë. Hitzfeld më telefonoi dhe unë e pranova duke iu shkruar më pas një letër tifozëve”, theksoi Xhaka.

Duket folur për të ardhmen e tij, Xhaka nuk e ka përjashtuar mundësinë që të kaloj tek Interi i Italisë.

21 vjeçari bashkë me Xherdan Shaqirin, Valon Behramin, Admir Mehmedin e Blerim Xhemalin do të jenë pjesë të Zvicrës në Kupën e Botës ‘Brazili 2014’ që nis më 12 qershor. /luginapress/