Home SPORT Xavi e pranon, nuk është i kënaqur me Martinon

Xavi e pranon, nuk është i kënaqur me Martinon

122
0
SHARE

Më në fund, ka shpërthyer edhe mesfushori kreativ i Barcelonës, Xavi Hernandes, i cili nuk është aspak i kënaqur me minutazhën, që po i jep Gerardo Martino. 34-vjeçari, është i bindur se mund të luajë edhe më tej në nivele të larta, por ai po qëndron gjithnjë e më shumë në bankë, që kur ekipin e mori Tata Martino.

“Është shumë frustruese të shikosh ndeshjet nga banka, por më duhet të respektojë vendimin e trajnerit. Në Barcelonë asnjë lojtar, nuk ka mundur të jetë më i madh se trajneri. Mua më mbetet të punojë dhe të jem i gatshëm, kurdo që më ipet rasti”, ka thënë Xavi.

 

LEAVE A REPLY