Home LAJME Wenger: Qëndrimi për 22 vite te Arsenali ka qenë gabimi më i...

Wenger: Qëndrimi për 22 vite te Arsenali ka qenë gabimi më i madh në karrierë

54
0
SHARE

Arsene Wenger ka pranuar se qëndrimi për 22 vite në krye të skuadrës së Arsenalit ka qenë një gabim dhe ka thënë se ishte bërë “një i burgosur i sfidave të tij personale”.

Francezi ishte angazhuar me vite të tëra që të rindërtonte imazhin e Topçinjve, por nuk arriti që t’i bënte sërish kampionë në vitet e fundit në Emirates.

Edhe pse ishte kërkuar nga Real Madridi dhe kombëtarja e Anglisë, ai kishte vazhduar përpjekjet e tij për të fituar trofe me Arsenalin.

Arsene Wenger (Foto: Getty Images)

Ndërkohë që tifozët ishin të pakënaqur dhe madje kishin protestuar që të largohej, ndërsa kjo ndodhi në fund të sezonit 2017/2018.

I pyetur nga RTL se cili ishte gabimi më i madh në karrierën e tij, Wenger është përgjigjur: “Ndoshta qëndrimi te i njëjti klub për 22 vite”.

“Unë jam një person që më pëlqen të lëviz shumë, por njëherësh më pëlqejnë sfidat. Kam qenë i burgosur i sfidave të mia personale në periudha të caktuara”, ka thënë ai.

Arsene Wenger (Foto: Getty Images)

Francezi e kishte fituar tri herë Ligën Premier me Arsenalin (1997/1998, 2001/2002, 2003/2004), teksa sezoni 2003/2004 ishte historik, pasi skuadra nuk kishte pësuar asnjë humbje.

Njëherësh, ai arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2006. Ndërkaq, në vitet e fundit ka mundur t’i gëzohet vetëm suksesit në Kupën FA. /Telegrafi/